Telegrafi

Cydia vjen me dizajn dhe ndërfaqe të re!

Sipas raportit të iPhone Hacks thuhet se për ta marrë versionin e ri të softuerit të Cydia, përdoruesit duhet që ta aktivizojnë Cydia’në për përditësim automatik në prapavijë, apo të bëjnë rifreskim të ndërfaqes duke e shtypur butonin Reload në këndin e sipërm në të djathë.

Disa ditë më parë, Saurik pati premtuar se do të sjell përmirësime të shumta në ndërfaqen e Cydia.

Më parë, Saurik e kishte lënë të kuptohet se do të bëjë disa ndryshime të pagesës në lidhje me Cydia, të cilat ende nuk i ka materializuar në përditësimit të tanishëm. (Telegrafi)