Site icon Telegrafi

Cyberathlete & ReadyUp njoftojnë fushatën “Esports for Ukraine”

Fushata “Esports për Ukrainën” do t’i dhurojë rreth 225.000 euro për Kuzhinën Qendrore Botërore për të ushqyer të prekurit nga lufta.

Cyberathlete, një nga markat më të vjetra profesionale të sporteve elektronike dhe ReadyUp, një platformë marketingu në komunitet, njoftuan sot mbledhjen e fondeve “Esports for Ukraine”, e cila synon të dhurojë deri në 225,000 euro për të mbështetur të prekurit nga lufta e Ukrainës përmes një partneriteti me kuzhinën qendrore botërore ‘World Central Kitchen (WCK)’.

Cyberathlete dhe Readyup do të punojnë me artistë të ndryshëm për të prodhuar dizajne të reja të bluzave çdo dy javë, ku të gjitha fitimet nga shitja e bluzave do të dërgohen çdo javë në kuzhinën qendrore botërore.

Gjithashtu ekipet dhe organizatat që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj fushate duhet të kontaktojnë CyberAthlete për të bërë një bluzë të personalizuar për fansat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version