Në këtë cyberarmë për ministrinë japoneze të mbrojtjes thuhet se është duke punuar Fujitsu përmes një projekti që kap vlerën prej 178.5 milion jen (2.32 milion dollarë) i cili është iniciuar më 2008. Sistemi sipas pohimeve mund të identifikoj jo vetëm burimin e sulmit, por edhe të gjithë kompjuterët në zinxhir që përdoren për transmetimin e softuerit keqdashës dhe informatave për menaxhim. Hulumtimet e kryera në rrjetat e mbyllura kanë konfirmuar efikasitetin e kësaj cyberarme, si dhe kanë mundësuar grumbullimin e të dhënave rreth ekzemplarëve të sjelljeve gjatë sulmeve në rrjetat kompjuterike.
Japonia gjatë vjeshtës së vitit të kaluar ishte e ekspozuar ndaj një vargu të sulmeve të sigurisë mbi kompanitë siç janë Mitsubishi Heavy Industries e cila zhvillon edhe sistemet ushtarake, pastaj parlamentin japonez dhe misionet diplomatike në mbarë botën. Edhe vet Fujitsu ishte i sulmuar, që shkaktoi rënien e disa nga shërbimet e bazuara në re që përdoreshin nga qeverisja lokale.
Ekspertët e sigurisë dyshojnë në efikasitetin e sistemit të këtillë duke pasur parasysh natyrën e shtresuar të vendosjes së serverëve, si dhe theksohet se shpesh palët e treta të pafajshme do të shënohen si sulmues mbi sistemet kompjuterike. /Telegrafi/