Telegrafi

CyanogenMod shkarkohet 10 milionë herë

Numri i shkarkimeve të ndërfaqes së Android, Cyanogen në faqen e shërbimit numron 5.6 milionë shkarkime, ndërsa në këtë faqe nuk janë llogaritur edhe 4.5 milionë shkarkime tjera.

Në mesin e pajisjeve në të cilat më së shumti është shkarkuar CyanogenMod janë telefonat e famshëm të Samsung si Galaxy S, S II, dhe S III.

Me përqindje pak më të ulët të instalimeve janë edhe modelet tjera të telefonave në Android, sikurse disa modele të Lenovo’së, Sony Xperia, dhe disa modele tjera të HTC’së. / Telegrafi /