Javorja “Fokus” bën të ditur se sipas kallëzimit penal të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Marjan Cvetkovski, drejtor i RTVM-së rrezikon të dënohet me më së paku pesë vite burg.
MPB-ja ka sqaruar se Cvetkovski, së bashku me një person tjetër, dyshohen se gjatë vitit 2016 kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe kompetencave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas kallëzimit penal, në vitin 2016, Cvetkovski ka nënshkruar tender me të cilin e ka dëmtuar buxhetin e RTVM-së, çmimi i të cilit ka qenë mjaft i lartë.
Paraprakisht, Cvetkovski është njoftuar se përmes ankandit elektronik është pranuar një çmim më i lirë, por tenderi është nënshkruar.
Vlera e tenderit ka qenë 2.1 milionë denarë (mbi 34 mijl euro), kurse oferta më e lirë ka qenë pam më shumë se një milionë denarë (17 mijë euro), pa TVSH./Telegrafi/