Organizata gjermane ”Ostpol” shkruan se në Ditën ndërkombëtare të grave, në Evropën lindore gratë marrin lule dhe fjalë falënderuese për punën që e bëjnë në familje, përcjell Telegrafi maqedoni.
Organizata në fjalë ka pyetur 21 gazetarë nëpër vendet e kësaj pjese të Evropës për t’i prezantuar gratë e jashtëzakonshme të vendeve të tyre. Kështu, gazetarja e Nova TV, Sashka Cvetkovska, e ka përshkruar prokuroren specile publike, Katica Janeva.
”Janeva ishte prokurore në një qytet të jugut të Maqedonisë, kurse tani është gruaja më e njohur në vend. Si shefe e PSP-së, ajo e ka para saj sfidën për ndjekjen e funksionarëve të lartë, përfshirë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Ajo e mori këtë detyrë kur shumë të tjera nuk deshën të rrezikojnë. Detyra e saj është që të kthehet drejtësia te qytetarët e Maqedonisë, që u viktimizuan me dekada nga liderët kleptokratik dhe bandat e tyre kriminale të cilët janë funksionarë dhe drejtorë korporativ. Të jetë grua ajo që e bën këtë punë në vendin që ende ka paragjykime për gratë paraqet një simbol të rëndësishëm”, thotë gazetarja Cvetkovska.
Në listën e 21 grave më të jashtëzakonshme janë edhe prokurorja rumune, Laura Kovesi, e cila ka hapur shumë lëndë, ku të dyshuar janë mbi 1.200 persona ndër të cilët edhe funksionarë të lartë të dyshuar për korrupsion.
Shkrimin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/