Site icon Telegrafi

Cvetanov: Përgjegjësia e gjykatësve të jetë e njëjtë me përgjegjësinë e qytetarëve (Video)

Përgjegjësi për disa gjykatës të caktuar duhet të ketë, të kishim gjyqësi me integritet nuk do të ndodhnin disa procese të caktuara gjyqësore dhe mbjellje të frikës, konsideron Vane Cvetanov.

“Faji kryesor te disa gjykatës të caktuar të cilët hynë në bashkëpunim me regjimin e kaluar për interesa personale gjykonin sipas urdhrave, dhe jo sipas ligjeve në Republikën e Maqedonisë, thotë Cvetonov duke shtuar se kanë gjetur shumë parregullsi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, reformat duhet të fillojnë në luftën kundër korrupsionit, për shkak të përforcimit të institucioneve si Komisioni Antikorrupsion dhe MPB të cilat kanë qenë të “shkatërruara” dhe në të cilat janë instaluar njerëz partiak. Nga “lupa e gjelbër” kërkojnë heqjen e Amendamentit 27 nga Kushtetuta, sipas cilës gjykatësi nuk mund të thirret në përgjegjësi penale për mendimin e treguar dhe vendimin që e japin në gjykata.

“Gjejmë bashkim mes ish kryesisë të OBRM-PDUKM-së dhe disa gjykatës të caktuar që kanë gjykuar që të kënaqin apetitet politike dhe ekonomike në krye të partisë. Vërtetojmë se Amendamenti i 27 i Kushtetutës nuk duhet sepse është kundër Kushtetutës. Kushtetuta nga njëra anë thotë se të gjithë qytetarët e Maqedonisë janë të barabartë para ligjit, në anën tjetër i nxjerr gjykatësit nga barazia dhe i vendos mbi qytetarët tjerë”, thotë Cvetanov dhe shton se nga “lupa e gjelbër” do të kërkonin që në Kodin Penal të shtohet vepër penale e veçantë për keqpërdorim të pozitës nga ana e gjykatësve me përgjegjësi të madhe./Telegrafi/

Exit mobile version