Cvetanka Ivanova do të jetë sekretarja e re e përgjithshme e Kuvendit të Maqedonisë. Sipas informacioneve të A1on, zgjedhja e Ivanova në këtë funksion të rëndësishëm do të jetë pas zgjedhjes së qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sekretari i Përgjithshëm, sipas Rregullores, zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Komisionit për Zgjedhje dhe emërime. Ivanova, do të ketë një rol në organizimin e punës së shërbimeve të Kuvendit dhe do të ndihmojë Kryetarin e Parlamentit në përgatitje, organizimin dhe gjatë seancave.
Ivanova është e diplomuar në juridik, depute nga LSDM-ja që nga viti 2002, koordinatore e Grupit parlamentar të LSDM-së, Presidente e Komisionit Legjislativ për Punë dhe Çështje Sociale dhe Koordinatore e Lobit të Grave. /Telegrafi/