Golden State Warriors kanë demonstruar supremacinë edhe një herë kur ekipi kalifornian mposhti New York Knicks me rezultat 123-112.
Kevin Durant shkëlqeu në këtë takim me 14 pikë e 14 asistime, një double double i tji fantastik, kurse Curry ishte realizatori më i mirë me 32 pikë.
Te Knicks shkëlqyen Courtney Lee me 20 pikë dhe Enes Kanter me 16 pikë.
Betejë e ashpër u zhvillua në Staples Center mes Bostonit dhe Los Angelesit, dy rivalëve të vjetër, por ku kësaj radhe u përballën gjeneratat e reja.
Kyrie Irving kishte duel të drejtpërdrejt me Kyle Kuzman, me Irvingun që realizoi 33 pikë, i ndihmuar nga 13 pikët e Al Horford dhe 22 të Smart.
Te Lakers ishte Kuzma me 28 pikë dhe Jordan Clarkson me 22 pikë që nga banka patën impaktin kryesor bashkë me Julius Randle i cili realizoi 14 pikë e 14 kërcime.
https://www.youtube.com/watch?v=7Ygn60opNpI
Bostoni mbanë kryesimin në Lindje me dy fitore më shumë se Toronto, kurse Golden State është i pakonkurrencë me plot katër ndeshje para Houstonit dhe tetë ndeshje para San Antonios. /Telegrafi/