Elita e basketbollit amerikan NBA ka filluar, teksa nuk kanë munguar edhe befasitë në këtë fillim edicioni.
Ndeshja kryesore e natës së mbrëmshme është zhvilluar Golden 1 Center të Sacramentos, ku Sacramento Kings u përball me Golden State Warriors dhe ka pësuar humbje me rezultat 114:122.
Ka qenë një ndeshje spektakolare, ku ishte e barabartë deri në fund të saj.
Steph Curry's 41 points helps the @warriors win a Western Conference playoff rematch!
Klay Thompson: 18 PTS, 4 AST
Jonathan Kuminga: 12 PTS, 5 REB
De'Aaron Fox: 39 PTS, 4 REB, 4 AST pic.twitter.com/jI71AuuDl5— NBA (@NBA) October 28, 2023
Stephen Curry ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel për GSW duke e mbyllur atë me 41 pikë, katër kërcime e katër asistime.
Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Klay Thompson që shtoi 18 pikë të tjera, derisa Kuminga kontribuoi me 12 sosh.
Te skuadra vendase D’Aron Fox ishte fantastik me 39 pikë, derisa Sabonis shtoi 19 pikë e 18 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Pas dy ndeshjeve të para të zhvilluara në NBA, Sacramento Kings dhe Golden State Warriors kanë bilanc të njëjtë me nga një fitore e një humbje. /Telegrafi/