Telegrafi

Curry shënon 11 treshe në fitoren e Golden State Warrirors (Video)

November 4, 2015; Oakland, CA, USA; Golden State Warriors guard Stephen Curry (30) celebrates after making a three-point shot during the fourth quarter against the Los Angeles Clippers at Oracle Arena. The Warriors defeated the Clippers 112-108. Mandatory Credit: Kyle Terada-USA TODAY Sports

Mbrëmë janë zhvilluar 12 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kur mendoni se keni parë çdo gjë nga Stephen Curry, Golden State Warriors ka pasur një paraqitje mbresëlënëse për të mbajtur mend.

Curry ka udhëhequr Warriors drejt fitores kundër Charlotte Hornets me rezultat 126-111, duke shënuar 11 treshe, transmeton Telegrafi.

Basketbollisti ka dështuar vetëm tre herë prej vijës 7.24 metra dhe përfundoi ndeshjen me 39 pikë, ku gjithashtu pati tetë asistime, pesë kërcime, tre të vjedhura dhe ka humbur vetëm një top. Klay Thompson kontribuoi me 29 pikë ndërsa Kevin Durant me 18 sosh.

Te Hornets lojtari më i mirë ishte Frank Kaminsky me 24 pikë ndërsa Marco Belinelli ka shtuar 16 pikë.

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej 42 fitoreve dhe shtatë humbjeve ndërsa Hornets ka 27 humbje dhe 24 fitore. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:
Cavaliers 125-97 Timberwolves

Pistons 118-98 Pelicans

Magic 88-98 Pacers

Celtic 109-104 Raptors

Nets 90-95 Knicks

Heat 116-93 Hawks

Mavericks 113-95 Philadelphia

Suns 114-124 Clippers

Jazz 104-88 Bucks

Thunders 100-128 Bulls

Nuggets 99-119 Grizzlies