Telegrafi

Curry dhe Thompson shkëlqejnë, Warriors mposhtin Celtics

Golden State Warriors i ka dhënë fund serisë prej tre fitoreve radhazi të Boston Celtics.

Kampioni në fuqi i NBA ka arritur fitore me 16 pikë epërsi ndaj Celtics me rezultat përfundimtar 123:107.

Më meritorët për këtë fitore të Warriors ishin dy yjet Klay Thompson dhe Stephen Curry ku së bashku realizuan 66 pikë, apo më shumë se gjysmën e pikëve të kampionit në fuqi.

Thompson e mbylli duelin me 34 pikë, pesë kërcime e dy asistime, derisa Curry shtoi 32 pikë të tjera, pesë kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe talenti Jordan Poole që e mbylli takimin me 20 pikë.

Në anën tjetër tek mysafirët më i dalluari ishte Jaylen Brown me 31 pikë, por që nuk i mjaftuan për fitore. /Telegrafi/