Telegrafi

Curri thotë se Prishtina e tij e meritoi fitoren ndaj Trepçës ’89

photo by: @Shpend Ahmeti

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka arritur fitoren e tretë me radhë me skuadrën kryeqytetase prej se është në krye.

Prishtina e mposhti Trepçën ’89 me rezultat 4-1, ndërsa Curri ka thënë se skuadra e tij i meritoi tre pikë.

“Kemi pasur problem gjithmonë kundër tyre. Trepça ’89 është skuadër që shënon gol në çdo ndeshje”.

“Të them të drejtën, edhe para ndeshjes u kam thënë lojtarëve që duhet të kemi kujdes nga veprimet e kësaj skuadre”.

“Djemtë treguan karakter në pjesën e dytë. Reaguam, bëmë ndryshime edhe në rreshtim të lojtarëve po ashtu. Epilogu real ishte fitorja. Ndoshta jo në bazë të golave, por e merituam fitoren”, ka thënë Curri.

Prishtina është e katërta me 38 pikë, ndërsa Trepça ’89 e teta me 29 pikë. /Telegrafi/