Telegrafi

Curri: Ndeshja luhet 90 minuta dhe jo 45, kemi mungesë të përqendrimit

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka kritikuar lojtarët e tij pas ndeshjes me Dritën duke thënë se  ndeshja luhet 90 minuta dhe jo vetëm 45.

“Kush nuk e ka parë ndeshjen, mendon se Drita ka luajtur më mirë se ne. Ne ishim me dy fytyra”, ka thënë fillimisht Curri.

“Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe kishim tri raste shënimi, por për ne përfundoi gjithçka kur pësuam dy gola të shpejtë në pjesën e dytë. Është mësim për ne, se loja luhet 90 minuta e jo 45”.

Lexo po ashtu Drita fiton me rezultat bindës derbin ndaj Prishtinës

Tutje, ai tha se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së përqendrimit.

“Gjitha golat që i kemi pësuar, tri më herët e dy sot janë mungesë e përqendrimit”, u shpreh Curri.

Per Prishtinën kjo ishte humbja e parë këtë edicion në kampionat, teksa pas gjashtë xhirosh të zhvilluara, ata e gjejnë veten në pozitën e pestë në renditjen tabelare me nëntë pikë të tubuara./Telegrafi/