Site icon Telegrafi

Curri e fton Ibraimin për ta përfaqësuar Kosovën

Kanë qenë 10 ditë bashkë te skuadra ukrainase Sevastopol, Besart Ibraimi dhe reprezentuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Debatik Curri, dhe sa ishin bashkë kanë pasur mundësi të flasin edhe Kosovën dhe lejimin e saj nga FIFA për ndeshje miqësoret.

Me këtë rast Curri i ka bërë një ftesë Ibraimit që të vij dhe të luaj për përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa sulmuesi shqiptar vetëm ka qeshur dhe ia ka kthyer shkurt: “Nëse është kësmet do të vij”. Besart Ibraimi deri më tani ka zhvilluar 7 ndeshje zyrtare me Kombëtaren e Maqedonisë në futboll.

Deri më tani disa emra të njohur të futbollistëve shqiptar nga Kosova kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre për të luajtur për Kosovën në ndeshjet e ardhshme miqësore ndërkombëtare, ndërsa në të ardhmen as përzgjedhësi i Kosovës nuk ka përjashtuar mundësinë që në përfaqësuesën e Kosovës të afrohen edhe lojtarë shqiptar nga Maqedonia. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version