Prishtina do të ketë një tjetër udhëtim në Mitrovicë.
Pas humbjes ndaj Trepçës ’89, bardh e kaltërtit do të përballen me rivalin e vjetër Trepçën.
Edhe pse të dyja skuadrat kanë objektiva krejtësisht të kundërta, sot të dyja kërkojnë fitore.
Mesfushori prishtinas, Debatik Curri ka deklaruar për faqen zyrtare të klubit se udhëtojnë për fitore në Mitrovicë.
“Patjetër që duhet reagojmë pas humbjes me Trepçën ’89. Sepse, asgjë nuk ka përfunduar, ka ende shumë lojë deri në fund”.
“Por, ndaj Trepçës duhet të japim maksimumin dhe të luajmë me seriozitetin më të madh, sepse edhe kjo ndeshje kuptohet që pikët janë shumë të rëndësishme, por edhe të rikthejmë formën sa më të mirë para përballjes për Kupë me Besën”, ka thënë mesfushori fundor, Debatik Curri. /Telegrafi/