Telegrafi

Cunmulaj vlerësuese në Top Model të Suedisë

Shqiptarja, e cila ka bërë një karrierë shumë të suksesshme në botën e modelimit, është përzgjedhur të jetë pjesë e jurisë së edicionit suedez të “Top Model”.

Pjesë e jurisë përveç Emines janë edhe Heidi Klum, e cila është ikonë e modës, si dhe dy pjesëtarë tjerë më pak të njohur.

“Top Model” ka filluar këto ditë dhe, siç duket, modelja shqiptare po bën një punë mjaft të mirë aty. /Telegrafi/