Site icon Telegrafi

Çunmulaj me të bijën ndihmojnë fëmijët shqiptarë në nevojë (Foto)

Modelja shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj, është e njohur për filantropizmin që e karakterizon. Bukuroshja nuk heziton të japë një dorë kudo që ajo mund të kontribuojë për një botë më të mirë dhe të barabartë.

Së fundmi ajo i është bashkuar një nisme të re në Shqipëri, e cila ka për qëllim të ndihmojë fëmijët në nevojë atje.

Nismës #tijenjeluledielli, bashkë me shumë persona me angazhim publik i është bashkuar edhe e bija e saj, Ella Faria.

Për këtë iniciativë ka njoftuar modelja Çunmulaj përmes rrjetit social Instagram, e cila është shprehur mjaft e lumtur që i është dhënë rasti të kontribuojë.

“Unë dhe Ella Faria ndihemi të lumtura që iu bashkuam projektit #tijenjeluledielli’, ka shkruar Emina në Instagram, derisa ka publikuar edhe një fotografi me vajzën e saj.

Exit mobile version