Site icon Telegrafi

Çunmulaj modelon në skulpturë barkun shtatzënë (Foto)

Supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj është duke kaluar javët e fundit të shtatzënisë, ndërsa dëshiron që të mbajë mend gjatë këto momente.

Për ta bërë këtë ajo ka modeluar në skulpturë barkun e saj shtatzënë.

Këtë e ka bërë të ditur Çunmulaj përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.

Çunmulaj është në pritje të fëmijës së parë me Sam Nazarian me të cilin ishte martuar gjatë vitit të kaluar.

Exit mobile version