Telegrafi

Çuni kalon vizitat mjekësore te Frosinone, zyrtarizimi çështje orësh

 Marvin Çuni do ta bëj hapin e madh në karrierë, teksa ka mbetur vetëm zyrtarizimi që talentin shqiptar ta shohim në Serie A.

Sulmuesi i talentuar do të jetë futbollisti më i ri i skuadrës italiane Frosinone, që këtë edicion është rikthyer në Serie A.

21-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës italiane nga Bayern Munich II për shumën e 500 mijë eurove, derisa bavarezët do të mbajnë edhe përqindje në kartonin e tij.

Gjatë mbrëmjes të së martes, Cuni ka kaluar vizitat mjekësore sipas asaj që ka njoftuar Sky Sport.

Lexo po ashtu Çuni drejt largimit nga Bayerni për në Serie A, kampioni gjerman do të ruaj përqindje nga shitja e ardhshme

E zyrtarizimi i sulmuesit shqiptar te skuadra italiane është çështje orësh, pasi gjithnjë sipas Sky pritet të bëhet ditën e sotme (e mërkure).

Sulmuesi shqiptar ka dalë nga akademia e Bayern Munichut, por në tre vitet e fundit ka qenë i huauzar te skuadrat si SG Sonnenhof Großaspach, Paderborn dhe Saarbrucken.

Në sezonin e fundit Cuni si futbollist i Saarbrucken ka realizuar 13 gola dhe asistoi në katër të tjerë në 35 ndeshje zyrtare. /Telegrafi/