Telegrafi

Cungu më i shtrenjtë në botë (Foto)

Në Shtetet e Bashkuara, një dyqan që shet orendi shtëpiake, e ka vënë në shitje edhe një cung që mund të përdoret si tavolinë anësore.

Mirëpo, çmimi që i është dhënë këtij objekti të thjeshtë është i lartë, transmeton Telegrafi.

Për të blerë këtë pjesë të trungut, duhet të paguhen hiq më pak se 349 dollarë.

Çmimi i lartë për një cung të thjeshtë

“Do të hap biznes dhe të shesë trungje të drurit”, shkruan në fotografinë e postuar në rrjetet sociale.

Mirëpo, derisa shumë janë tallur me shumën e lartë që duhet të paguhet për një gjë kaq të thjeshtë, ka të tillë që e kanë mbrojtur.

“Është një tavolinë origjinale nga natyra, me pamje që të kujton botën e egër, por është e drejtë dhe e lëmuar. Ka marrë vitet që të rritet dhe mund të qëndrojë për kohë shumë të gjatë pa u prishur”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/