Site icon Telegrafi

Cuneyt Cakir përgëzon Genc Nuzën dhe asistentët e tij

Vazhdojnë të komplimentohen gjyqtarët kosovarë, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj për paraqitjen fantastike në duelin në nivel përfaqësuesesh, Turqi – Moldavi.

Përgëzime për ndarjen e drejtësisë ata kanë marrë nga shumëkush, por Genc Nuza ka veçuar dikë.

Ai është gjyqtari i njohur turk, Cuneyt Cakir, i cili pas ndeshjes ia tha dy fjalë referit kosovar. “Ishte paraqitje fantastike e juaja dhe e asistentëve. Ju inkurajoi të vazhdoni me këtë ritëm”, i ka thënë Cakir homologut të tij, Nuza.

Në fakt, Cakir ka telefonuar përcjellësin e gjyqtarëve kosovarë teksa po ktheheshin për në Stamboll, duke shfrytëzuar rastin edhe t’i komplimentojë Nuzën, Berishën e Selimajn.

Exit mobile version