Janë publikuar disa pamje që tregojnë një pjesë të vogël nga kaosi që ka shkaktuar cunami në Indonezi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e një festivali në Indonezi.
NEW: Video shows a tsunami crashing into a venue in Indonesia where the band Seventeen was performing https://t.co/4P9zDCRkKC pic.twitter.com/q9RYOaPTt8
— BNO News (@BNONews) December 23, 2018
Po sipas tyre, bëhet fjalë për momentin kur një tendë, përkatësisht skena në të cilën gjendeshin një grup që po performonin, përmbyset “sa hap e mbyllë sytë”.
Megjithatë nuk është raportuar nëse ka pasur ndonjë viktimë ose të lënduar në këtë ngjarje.
Siç ishte raportuar, një dallgë e madhe cunami, që pasoi shpërthimin e një vullkani, ka lënë të vrarë dhjetëra persona pasi u përplas mbi plazhet më të populluara të ngushticës “Sunda” të Indonezisë, gjatë mesnatës së të shtunës, duke lënë pas një valë të gjerë shkatërrimi dhe duke shkaktuar panik edhe më në brendësi të ishullit. /Telegrafi/
Dampak gelombang tinggi, air laut masuk ke Grand Elty Krakatoa, Kalianda Lampung Selatan, Sabtu (22/12) malam. Warga pesisir pun mengungsi ke tempat yang lebih tinggi mengindari terjadinya bencana. #iNews #Lampung #Tsunami pic.twitter.com/HbTIs7ylFS
— iNews (@OfficialiNewsTV) December 23, 2018