Telegrafi

Cunami i fuqishëm godet Indonezinë, publikohen pamjet e këtij momenti (Video)

Valët mbi dy metra të larta kanë goditur Indonezinë, pasi një tërmet prej 7.5 magnitudë dridhi vendin në orët e para të mëngjesit.

Fillimisht një tërmet prej 6.1 magnitudë kishte dridhur qytetin Sulawesi, dhe disa momente më pas është ndjerë një më i fuqishëm prej 7.5 mangnitudë, transmeton Telegrafi.

Videoja e filmuar në qytetin Palu në Indonezi është publikuar në Twitter, ku shfaqen valët e mëdha në breg duke bërë që të gjithë qytetarët të vrapojnë si të çmendur për ta shpëtuar kokën.

Shtëpitë, lokalet dhe objekte tjera për një moment janë “zhdukur nga faqja e dheut” në Palu dhe qytetin Donggala, ka njoftuar zëdhënësi i agjencisë së krizave Sutopo Purwo Nugroho. /Telegrafi/