Site icon Telegrafi

Cunami diellor krijoi një shou fantastik dritash

Rrezatimi magnetik shkaktoi një shou të mrekullueshëm dritash, njoftoi Fox News. Në hapësirë janë derdhur 10 miliardë tonë plazma, e cila udhëtoi drejt Tokës për tri ditë rresht.

Njëri nga fotografët kanadezë i cili pati rastin të shoh këtë pamje, Olivier Du Tre, tha: “Gjithmonë kam ëndërruar ta shoh aurorën, që prej se kam qenë i vogël. Mbrëmë më në fund këtë edhe e kam parë”.

Aurorat dramatike janë parë në Danimarkë, Norvegji, Gjermani, Grenlandë dhe në pjesën jugore të SHBA-ve dhe Kanadasë.

Shkencëtarët e NASA-s njoftuan se kanë ndodhur katër shpërthime në diell. Pamja nuk ishte e rrezikshme për njerëzit, për arsye se Toka është e mbështjellë me një fushë magnetike, kështu që rrezatimi absorbohet në atmosferë. Megjithatë, ky lloj rrezatimi mund të dëmtojë satelitët të cilët sillen rreth Tokës, si dhe astronautët në Stacionin Ndërkombëtarë Hapësinor (ISS). /Telegrafi/

Exit mobile version