Telegrafi

Cunami dhe terror, pamjet e tërmetit që tronditën Turqinë dhe Greqinë (Foto/Video)

Një tërmet i fuqishëm që ka goditur brigjet e Turqisë dhe Greqisë – përveç dëmeve materiale – ka lënë të vdekur dy persona dhe mbi 100 të tjerë të lënduar.

Përveç kësaj, përcjell Telegrafi, tërmeti me magnitudë 6,7 ballë ka provokuar edhe një cunami, duke goditur resortet turistike në këto pjesë.

Si pasojë edhe pushuesit kishin përjetuar një situatë të frikshme, disa prej tyre edhe duke kërcyer praj ballkonit.

Sipas autoriteteve, lëkundja sizmike ka ndodhur diku rreth orës 1.30, sipas kohës lokale.

Ndërkaq, siç shkruajnë mediat, dy viktimat, një shtetas turk dhe një suedez ndodheshin jashtë një lokali të zonës, kur tavani u rrëzua duke i lënë të vdekur në vend.

Po sipas mediave, deri tani në spitalin e ishullit janë dërguar më shumë se 120 vetë, disa prej tyre në gjendje të rëndë. /Telegrafi/