Telegrafi

“Cunami i akullt” – turistët filluan të ikin kur copat e akullin u shkëputën dhe krijuan dallgë të mëdha në Islandë (Video)

Vetëm pak sekonda para se copat e mëdha të akullit të shkëputeshin dhe të binin në ujë, një grup turistësh në Islandë dukej se po e shijonin çdo moment.

Megjithatë, nëna natyrë tregoi forcën e saj – duke detyruar turistët të vrapojnë në të gjitha anët që ta shpëtojnë kokën nga dallgët e mëdha që u krijuan pasi copat e akullit përfunduan në ujë, transmeton Telegrafi.

Një grup turistësh që së bashku me ciceronin po shijonin pamjet e rralla që ofrojnë copat e mëdha të akullit, mbetën të habitur kur ato filluan të shkëputen e nga presioni u krijuan dallgë të mëdha, duke bërë kështu që gjithçka të lëkundet e ata të vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes.

Ndryshe shkencëtarët vazhdimisht janë duke paralajmëruar se ngrohja globale vazhdon të jetë problem i madh për njerëzimin, e në veçanti nëse sasi të mëdha të akullit shkrihen. /Telegrafi/