Atifete Jahjaga ka ndarë një mirënjohje për këngëtaren Leonora Jakupi.
E gjithë kjo në saje të aktivitetit të saj prej këngëtareje dhe rreshtimit bashkë me presidenten dhe grave tjera, në kampanjën “Mendoj për ty” që sensibilizon gratë e dhunuara ta shpalosin historinë e tyre.
Por, aktori Çun Lajçi nuk është dakord me këtë gjest të presidentes në shkuarje të Kosovës, transmeton Telegrafi.
LEXO MË SHUMË: Leonora flet pas mirënjohjes presidenciale (Foto)
Aktori ka reaguar ashpër me këtë rast, duke thënë se kësi mirënjohje nuk ka presidenca shkaku se nuk është nga Drenica.
Lajçi gjithashtu ka shkruar se as presidenti në ardhje, Hashim Thaçi nuk beson se do ta dekoron, pasi aktori është i ‘Drelajve dhee jo i Brojës’. /Telegrafi/
Po t’isha nga Drenica, presidentja Jahjaga do t’me dekoronte edhe mua si Leonorën.Tani asht vonë, jo pse i mbusha 70…
Posted by Çun Lajçi on 2016-03-30