Telegrafi

Çun Lajçi me poezi prekëse dedikuar vajzës së ndjerë (Foto)

Është ndarë nga jeta gjatë paraditës së sotme vajza e aktorit Çun Lajçi, Bubulina Lajçi.

Lexo po ashtu Ndahet nga jeta vajza e Çun Lajçit! (Foto)

E ndjera ishte me profesion aktore, njëlloj si babai i saj.

Ky i fundit i ka dedikuar disa vargje prekëse të bijës së ndjerë në rrjetin social Facebook.

Kjo është poezia e shkruar nga Çun Lajçi, në kujtim të vajzës të tij:

“A këputet peni moj e mira ime
S’po t’shkruaj ma
Si herave tjera për t’iu kthye
Pendimit
Se nenin e lidhun n’fyt
E paske zhgjidhë vetëm,
Pa m’pritë mua nga rrugë e largët
Shpresash paske ikë mbramë
N’udhëtimin tand t’fundit
Diku n’Ashkelon
N’kërkim t’fatit e t’vajit
Oooo
Mos ma vajtoni
Se sherua qenka përgjithmonë
Tue kërkua gurin e vet të varri”

/Telegrafi/