Site icon Telegrafi

Çun Lajçi me poezi prekëse dedikuar tragjedisë që tronditi Shqipërinë

Foto: Çun Lajçi/Facebook

Aktori i mirënjohur Çun Lajçi, ashtu si çdo shqiptar tjetër është zgjuar të martën me lëkundjet e dy tërmeteve në Shqipëri, që u ndjenë në mbarë trevat shquiptare, si dhe lajmin e hidhur për viktimat që shkaktoi.

Mes tragjedisë që ndodhi, por edhe solidaritetit që shqiptarët shprehën ndaj njëri-tjetrit, aktori i mirënjohur nuk i ka kursyer disa vargje për ngjarjen e sotme.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një poezi shumë prekëse, me titull “Shqipnisë sime t’luhatun”, e cila i dedikohet tragjedisë të së martës.

Kjo është poezi e tij:

Shqipnisë sime t’luhatun
Kur dridhesh ti
Ne s’bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshohesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhesh e përkundesh
Tërmetesh
Si zogj t’futemi n’gji
E lutemi
Vetëm ti t’mos vdes
Ne
S’bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t’kemi Shqipni.
/Telegrafi/

Exit mobile version