Në tubimin zgjedhor të AAK-së në Komunë e Istogut, ka ndodhur befasia e radhës.
Para qindra qytetarëve të kësaj komune, në tubimin zgjedhor të organizuar nga dega e AAK-së në këtë komunë, respektivisht kryetari i Degës, Gani Dreshaj, në mes të tubimit është paraqitur aktori Çun Lajçi, i cili ditë më parë kishte shprehur dëshpërimin e rezervuar me lidhjen e koalicionit AAK-NISMA me PDK-në.
Në Istog Lajçi del në skenë me një recital, ku thotë “Ramush, i duhesh Atdheut …”.
Nga Istogu AAK ka dy kandidat Gani Dreshajn dhe Bekë Berishën. Tubimi ka qenë masiv edhe në këtë Komunë. /Telegrafi/