Site icon Telegrafi

Çun Lajçi ka një mesazh të fuqishëm për Ramush Haradinajn

Aktori ynë Çun Lajçi vazhdon me mesazhe për krerët e politikës kosovare, lidhur me situatën e krijuar politike.

Lajçi sot, përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar me një porosi liderit të AAK-së, ramush Haradinajt, duke i premtuar se “të mërkurën do t’i shkojë në përkrahje në parlamentin e Kosovës”.

Postimi i plotë i Çun Lajçit:

“Ramush Vlla

Mos u merzit, se të merkurën unë kam me ardhë n’kmishë e n’tlina n’Parlament. Kam me mbushë plisin dhé e kam me i gjujt f’tyrës këta lazdranat që po fluturojnë, tue ju thanë:

“Ky dhe nuk falet as nuk shitet!”

Ata kanë m’u permallue e kanë me i çue duert me i fshi sytë ( jo prej lotëve, po prej Dheut, ) e Ademi me Teutën kanë me i numerue duert e kanë me i ba numërat.

A po e shef se edhe tash hajër prej plisit, sikur 98/99 kur Komandantat e Rognerit na i merrshin krejt paret që i mbledhshim nëpër Diaspor, për me i çue n’frontin e luftës- e gabimisht i shtinin n’xhepat e Tyne.

Me hajër Qeveria.

Unë të dua Ramush,mos u merzit!” (sic), ka shkruar Lajçi. /Telegrafi/

Exit mobile version