Site icon Telegrafi

Çun Lajçi i drejtohet Kadri Veselit me një poezi

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi, tashmë disa herë ka reaguar lidhur me proceset politike në vend, duke iu drejtuar liderëve politikë me mesazhe e poezi.

Kësaj radhe përmes një postimi në “Facebook” iu ka drejtuar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke i propozuar që deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra t’ia recitojë një poezi kryetarit të saj, në mënyrë që ta kuptojnë se çka është përmbytja e Varkës Noes!

Kjo është porosia dhe poezia e Çun Lajçit:

Z.Kadri Veseli,

Blerta Deliut (artistes papagall pa skenë) ma mirë i bjen me ta recitue këtë poezi- se ndoshta e kuptoni ç’asht Varka e Noes!

Ju,

Fjala e numrat

Ju fjalët i keni ato të vjetrat,

Pa numra e lëkura

Vetëm këmishat i keni zbardhue

N’vend të fytyrave,

E premtoni dhamë qumështi

Në nofullat e thyeme grushtash

Nga duert tueja ‘ të pastërta ‘

Tupanat i rrehni

Për t’qenë e ardhmja jonë

E mjerë.

Unë s’kam fjalë t’bukura

Si Ju

Kam rrudha, ku muj me mshef

Fytyrën time të skuqun

Nga mashtrimet tuaja

T’vjetra-t’reja! /Telegrafi/

Exit mobile version