Site icon Telegrafi

Kosova duhet të ketë prioritet absolut luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Kosova përveç se është duke përmbushur kriteret për anëtarësim në Be, por edhe po e përshpejton këtë proces. Kështu u tha në takimin e Komitetit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se procesi i i integrimit evropian dhe anëtarësimi i plotë në BE mbetet prioriteti i Qeverisë.

E në këtë drejtim, sipas saj, marrëveshja e Stablizim-Asociimit përbën shtyllën kryesore.

Tutje, ajo u shpreh e bindur se deri në fund të vitit Qeveria do të arrijë të përmbyllë planin e veprimit. Hoxha shprehi mirënjohje për përfaqësues të Komitetit të Stabilizim Asociimit.

“Jemi të lumtur që procesi i liberalizimit të vizave është në prag të finalizimit dhe presim vendim pozitiv të Këshillit të BE-së në mënyrë që edhe ne kosovarët t’i bashkohemi qytetarëve të Evropës nga Atlantiku në Kaukaz. Ne si Qeveri mbesim të pëkushtuar kushtuar që së bashku me ju të konkretizojmë ERA-n në aspektin e përmbajtjes së reformave dhe zbatimit të tyre”, tha ajo derisa shtoi se reformat janë pjesë e pandashme të konsolidimit të Kosovës.

Shefi i Njësisë për Kosovë dhe Maqedoni i Komisionit Evropian, David Cullen tha se progresi i Kosovës do të matet nëpërmjet zbatimit të dokumenteve ligjore.

“Në rajon ka pasur zhvillime të mira. Dialogu Kosovë -Serbi duhet të shfrytëzohet nga autoritetet kosovare në mënyrë që të përdoret ky momentum. Në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit që do të mbahet vitin e ardhshëm duhet të shohim përkushtimin e të gjitha autoriteteve në Kosovë që të ofrojnë çështjet më të rëndësishme si reformat, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që duhet t’i jepet prioritet absolut”, tha ai. /kp/

Exit mobile version