Site icon Telegrafi

Çulev thotë se policët e arrestuar s’janë të ndërlidhur me ekipin dhe kabientin e tij

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, thotë policët e arrestuar nuk janë të ndërlidhur me ekipin e tij apo me kabinetin e tij.

Sipas tij, këto persona ndërlidhja e këtyre policëve është konstruktim i udhëheqësisë së mëhershme të MPB-së dhe se këto persona s’kanë marrë asnjë vendim për pune nga ana e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për ndërmarrje të veprimeve me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake për persona të cilët janë të punësuar në MPB dhe të njëjtit janë në vende pune me vendime nga ministrat e mëhershëm dhe assesi s’kanë të bëjnë me ekipin apo kabinetin tim. Personat në fjalë nuk kanë marrë asnjë vendim unë”, thotë Çulev.

Lexo po ashtu Arrestime në MPB të Maqedonisë

Ai demantoi informacionet në media duke i cilësuar si gënjeshtra dhe konstruktim i udhëheqësisë së mëhershme të MPB-së.

“Këto lajme të rreme po publikohen që të dëmtohet puna ime dhe e bashkëpunëtorëve të mi”, shkruan Çulev në rrjetet sociale./Telegrafi/

Exit mobile version