Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në intervistë për MRT, theksoi se të gjitha hetimet e pambaruara që qëllimisht janë ndaluar do të procedohen deri te organet kompetente që të veprohet.
Çulev i inkurajoi qytetarët që kanë informacione për krime t’i paraqesin në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të gjitha hetimet e pambaruara dhe ato hetime që qëllimisht për arsye politike po mbahen lirë, gjatë periudhës së ardhshme, deri tek institucionet do të procedohen dhe do ta shfrytëzoj këtë mundësi që t’i inkurajoj të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion për ndonjë krim që t’i denoncojnë në MPB, dhe ata në mënyrë profesionale do të procedohen te organet gjyqësore”, tha Çulev.
Ndryshe, Naqe Çulev që nga tre janari është ministër teknik në MPB nga radhët e OBRM-PDUKM-së, i cili ka për detyrë që t’i organizojë zgjedhjet e 12 prill./Telegrafi/