Ish-ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev në ‘Facebook’ bëri të ditur se dita e sotmshme është dita e tij e fundit në MPB.
Në postimin e tij ai falënderon qytetarët për sjelljen e tyre gjatë masave kufizuese për shkak epidemisë dhe punonjësit në MPB, posaçërisht ata nga kabineti i tij, njofton Telegrafi Maqedoni.
Çulev bën apel që sa më shpejt të formohet shumica kuvendare, ndërsa kjo do të thotë edhe kthim të institucioneve në kapacitet të tyre të plotë.
“Unë prej nesër kthehem në vendin e mëhershëm të punës në Agjencinë për Zbulim nga ku do të vazhdojë të kontribuoj, ndërsa kolegut tim Agim Nuhiu nga zemra i dëshiroj sukses në kryerjen e punëve”, shkruan Çulev./Telegrafi/