Telegrafi

Çulev: Pasaportat e reja do të jenë gati për 7-10 ditë

Naqe Çulev deklaroi se për një javë pritet të vinë pasaportat e reja nga Gjermania.

“Sipas marrëveshjet, pasaportat duhet të vinë më 24 mars. Kemi në komunikim të vazhdueshëm dhe i bëjmë trysni firmës gjermane ‘Veridos’ e cila i përpunon pasaportat dhe prej tyre kemi premtim se pasaportat do të arrijnë prej 7 deri 10 ditë”, tha Çulev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet të vinë rreth 100 mijë pasaporta.

“Si MPB tani kemi plan për rritjen e numrit të kërkesave dhe përpunimit të pasaportave. Sipas kapaciteteve të MPB-së, rreth tre mijë pasaporta mund të prodhohen për një ditë duke marrë parasysh se pritet të ketë 28 mijë kërkesa”, tha ministri./Telegrafi/