Ministri teknik i Puëve të Brendshme Naqe Çulev, sot në konferencë për shtyp deklaroi se është zbardhur situata me sistemin për ndjekjen e komunikimeve, që sipas tij, është në kundërshtim me rregullat ligjore.
Ai tha se dëshmi për këtë është se reformat e Priebes, nuk janë realizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Katër vite pas raportit të parë të Pribesë, gjendja me ish DSK-në mbetet e pandryshuar në shumicën e rasteve. Agjencia për Siguri Kombëtare është ende pjesë e sistemit për ndjekje të komunikimit, në kundërshtim me ligjin, respektivisht ende kanë qasje në të gjitha bisedat telefonike që janë pjesë e lëndëve për përgatitje operative nga ana e MPB-së”, theksoi Çulev.
Sipas ministrit Çulev, Agjencisë Teknike-Operative (ATO) nuk ka siguruar lidhjen teknike me strukturat përgjegjëse në MPB.
Ai foli edhe për zgjedhjet e ardhshme kuvendare, ku theksoi se nëse caktohet datë, kjo do të nënkuptojë edhe hapjen e kufijve.
“Në rast se vendoset që të shkohet në zgjedhje atëherë është e domosdoshme që të hapen kufijtë, sepse duhet të vijën vëzhguesit ndërkombëtarë, por edhe që t’ju mundësohet bashkatdhetarëve tanë që të vijnë dhe të votojnë”, tha ministri i brendshëm Naqe Çulev./Telegrafi/