Telegrafi

Çulev: Në Maqedoni duhej të përfundonin mbi një ton kokainë

Ministri teknik i Brendshëm Naqe Çulev sot pasdite tha se operacioni ndërkombëtar për rastin e kokainës kishte përfunduar dhe se më shumë se një ton droge duhej të përfundonte në Maqedoni.

“1.129 kg kokainë kolumbiane ishte destinuar për destinacionin përfundimtar – Maqedoninë, dhe një kilogram që kapëm ishte pjesë e një transporti të kontrolluar”, sqaroi Ministri i Brendshëm Naqe Çulev në Facebook.

Ai shkruan se aktivitetet e Ministrisë së Brendshme në koordinim me PTHP vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë juridikë dhe individë të përfshirë në aktivitetet kriminale në fjalë.

Detaje të tjera për kapjen e më shumë se një ton kokainë kolumbiane dhanë edhe mediat boshnjake, ku u arrestuan edhe dy persona tjerë në Bosnjë.

Lexo po ashtu “Krushopek”, lëndët narkotike janë ndjekur nga policia italiane

Sipas raportimeve, me anije nga Amerika e Jugut, një dërgesë e madhe kokainë mbërriti në një port në Itali, por menjëherë ka reaguar policia atje dhe zbuloi fshehurazi kokainën nga kontejnerët, por prapë la një sasi të vogël droge, së bashku me pajisjet GPS, për të arritur në destinacionin përfundimtar. Anija vazhdoi udhëtimin për në portin e Barit, ku gjashtë kamionë – katër maqedonase dhe dy boshnjake ishin të përgatitur për të marrë mallrat./Telegrafi/