Site icon Telegrafi

Çulev kërkoi nga sigurimi i Spasovskit dhe Petrovskës t’i kthejnë automjetet

Ministri teknik i MPB-së nga radhët e OBRM-PDUKM-së përmes telegramit i ka njoftuar shërbimet e MPB të ndërmarrin automjetet që janë dhënë për përdorim sigurimit të kryeministrit teknik, Oliver Spasovskit dhe zëvendësministres së MPB-së, Slavjanka Petrovska.

Në telegram është thënë se automjetet duhet të kthehen të premten që shkoi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyetimi i Çulev për këtë kërkesë ka qenë se automjetet po përdoren në mënyrë të papërgjegjshme.

Zëvendësministrja Petrovska vërtetoi se ka pasur telegram, që sipas saj duhet të kthehen automjetet në MPB.

Është telegrami i dytë të cilën e dërgon ministri Çulev. Më herët, ai përmes një telegrami dha urdhër të mos dorëzohen vendimet për punësime të nënshkruara nga Oliver Spasovski./Telegrafi/

Exit mobile version