Telegrafi

Çulev: Fakti që Stavrevski ka qenë pjesë e kabinetit të dikujt nuk e pengon emërimin e tij

Emërimi i Risto Stavrevskit për kryeshef të SPB Shkup është në përputhshmëri me kriteret e nevojshme, deklaroi ministri për punë të brendshme, Naqe Çulev pasi që zv.ministrja e MPB-së, Sllavjanka Petrovska nuk e nënshkruajti vendimin për emërimin e Stavrevskit për kryeshef të sektorit për punë të brendshme në Shkup, sepse për Stavrevskin ka pasur audio incizime ku dëgjohet se ai ka kryer trysni mbi votuesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Personi në fjalë ka shkallën e nevojshme të arsimit, përvojë pune dhe certifikatë valide për informata të klasifikuara. Fakti që ai ka qenë pjesë e kabinetit të dikujt nuk është kusht ose pengesë për emërim të ri. E rikujtojmë zv.ministren plotësuese se pikërisht sekretaresha e saj ka qenë anëtare e kabinetit të njejtë me Risto Stavrevskin”, thotë Çulev./Telegrafi/