Telegrafi

Cuklev: Me aplikacionin ‘TVSH-ja ime’ më shumë para kthehen tek të pasurit

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Dragan Cuklev në seancën e sotme në Kuvend tha nëse qëllimi i projektit ‘TVSH-ja ime’ është heqja informalitetit dhe qytetarët të jenë inspektorë në vend të DAP-it, atëherë pyetja kryesore do të ishte se kur e keni profilizuar këtë projekt dhe sa janë arritjet e këtij projekti.

“Pyetja kryesore që duhet të jetë është se sa aparate fiskale të reja janë vendosur në sistem, sa llogari fiskale më shumë ka pas nisjes së këtij projekti. Ju e flisni vetëm pjesën e kthimit të mjeteve tek qytetarët”, tha Cuklev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai potencoi se me këtë projekt më shumë përfitojnë qytetarët e pasur se sa qytetarët e varfër./Telegrafi/

Lexo po ashtu Përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ janë kthyer mbi dy milionë euro