Telegrafi

Çuditet bota mjekësore, mbijeton foshnja 275 gramëshe

Për javë të tëra doktorët e kanë mbajtur në jetë me mjete ndihmëse ndërsa gjatë muajit dhjetor ai iu bashkua familjes së tij.

Doktorët janë të bindur në jetëgjatësinë e fëmijës me gjatësi 27 centimetër, të cilin e quajtën gishtëza Tom.

Si pasojë e problemeve të ndryshme shëndetësore të së ëmës, fetusi lindi 15 javë para kohës normale, dhe për gjashtë muaj, derisa arriti peshën normale prej 3.7 kilogramësh ai u mbajt në inkubator nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Kjo është foshnja e parë (djalë) që arrin të mbijetojë me këtë peshë. Më parë luftën për të jetuar e fituan tre vajza nga 244 gramë. /Start/