Site icon Telegrafi

Çudia, turisti anglez u falte mijëra euro kalimtarëve

Ja që ndodh edhe kështu. Ti mund të jesh i lumtur se ke fituar një pasuri të madhe dhe për këtë ke dëshirë që në një monent t’ë dhurosh para të gjithë njerëzve që sheh, por ama ky gjest bujarie kthehet kundër teje.

Ngjarja i ka ndodhur një turisti anglez i cili po kalonte pushime në Spanjë dhe është kapur në një aeroport duke u dhënë euro të gjithë njerëzve që kalonin aty.

Në fakt, bëhej fjalë vetëm për një gjest bujarie të tij dhe e gjithë kjo, sepse 59-vjeçari nga Mançesteri kishte trashëguar një pasuri shumë të madhe dhe ishte shumë i lumtur saqë donte ta ndante me të gjithë njerëzit.

Por policia ende dyshon se gjithsesi, paratë nuk mund të ndahen me të panjohurit edhe sikur të kesh miliarda. /noa/

Exit mobile version