Site icon Telegrafi

Çudia e vitit vjen nga Japonia, sulmuesi 50-vjeçar Miura rinovon kontratën me Yokohaman

Ish sulmuesi i Genoas, Kazuyoshi Miura, ka nënshkruar kontratë të re me Yokohama FC, ndërsa mosha e tij do të jetë 51 vjeç në fund të kontratës.

I njohur me nofkën ‘Mbreti Kazu’, sulmuesi japonez e ka filluar karrierën larg nga Japonia në Brazil me klubin e Santosit në vitin 1986.

Ai ka luajtur edhe te Genoa në Itali në sezonin 1994-95, ku kishte shënuar një gol në 21 ndeshje.

Kur ishte pensionuar nga Kombëtarja ai kishte shënuar 55 gola në 89 ndeshje, ndërsa në vitin 2005, Miura në moshën 38 vjeçare nënshkroi me Yokohama FC.

Miura fest pas golit

Ai ka luajtur me këtë klub që atëherë, ndërsa në mars të vitit të shkuar u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur futboll profesionist në botë, me 50 vjet e 7 ditë.

Njoftimi i klubit pasi lojtari firmosi kontratën e re

Ai e theu rekordin e anglezit, Stanley Mattheës, ndërsa Miura e theu edhe rekordin për gol, duke shënuar një javë më pas.

Kazuyoshi Miura në vitin 2011 në Osaka, Japoni. (Photo by Koji Watanabe/Getty Images)

Sot klubi ka njoftuar se sulmuesi do të nënshkruajë edhe një kontratë prej një viti me Yokohama, ndërsa ai me 26 shkurt i mbush 51 vjet.

Sezonin e shkuar Miura në J2 League, kishte zhvilluar 11 ndeshje duke shënuar një gol.

“Gjithmonë  luaj me zemër dhe shpresoj që ta vazhdoj ta bëjë këtë”, ka thënë Miura për Kyodo pas rinovimit.  /Telegrafi/

Exit mobile version