Site icon Telegrafi

Çudia australiane, për një muaj hapen 121 mijë vende pune

Australia ka bërë atë që shumë vende e kanë të pamundur, të rigjallëron tregun kombëtar të punës, ku për një muaji ka hapur 121 mijë vende pune.

 

Canberra zyrtare kishte nisur një fushatë inkurajuese për krijimin e vendeve të reja të punës. E, kësaj thirrje duket se i është përgjigjur i gjithë kombi australian.

 

Projekti i titulluar “Jobs 2014” kishte për qëllim që të krijojë 30 mijë vende pune për vetëm tetë javë, të cilat ishin të rezervuara vetëm për qytetarët Australianë, transmeton Telegrafi.

 

Rezultatet e projektit gjatë muajit gusht ishin mahnitëse. Mbi 121 mijë vende të reja pune, përkatësisht pothuajse katër mijë vende pune në ditë. Rezultatet befasuese të projektit ishin aq befasuese, sa që fillimisht u mendua se ky ishte një gabim transmeton Telegrafi.

 

Qeveria Australiane në fund të qershorit u kërkoi të gjithë punëdhënësve që, në varësi të aftësive, të gjejnë mënyra për të krijuar hapësira ​​për të rinjtë australianë, që të kenë një punë disa orëshe, sezonale ose të përhershme.

 

Kësaj ftese të qeverisë australiane iu përgjigjen pronarët e firmave të ndryshme, klubeve të natës, kinemave, supermarketeve, shkollat private, palestrave, restoranteve dhe bizneset tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version