Site icon Telegrafi

“Çudi” në Drenicë: Çka ka lisi që “loton”? (Video)

Vali Malaj një djalosh nga fshati Çubrel i Komunës së Skenderajt, i cili merret me përpunimin e drurit dhe shquhet për talentin e tij në këtë punë, tregon për portalin Drenica Press se sot i ka ndodhur një befasi në malin e tij.

Ai kishte shkuar në mal tij për të prerë një lis, por u befasua kur goditi me sëpatë dhe nga lisi papritur fillon të del një lloj shkume bardhë, siç mund ta shihni edhe në video.

Vali thotë se është befasuar kur e ka parë këtë fenomen, që për të ishte i pashpjegueshëm, pasi asnjëherë nuk kishte parë diçka të tillë.

Exit mobile version