Telegrafi

Çudi, këtë javë Maqedonia nuk merr hua

Edhe pse ishte paraparë një huamarrje e re për ditën e sotme, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë, kjo është anuluar nga Ministria e financave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Anulimi është përë për të ulur huamarrjen e brendshme dhe për të rritur kreditimin në ekonomi. Ky vendim qeveritar vjen në kohën e rishikimit të buxhetit që parasheh rritje të huamarrjeve në tregjet ndërkombëtare nga 371.7 milion euro të paralajmëruara, në 556 milion euro.

Ndryshe, në pjesën e dytë të këtij viti, qeveria planifikon të mbajë 24 ankande, kurse ankandi i radhës do të mbahet më 6 korrik, kur do të duhet të kthehen 5.5 milion euro./Telegrafi/