Site icon Telegrafi

Cucurella te Chelsea, Brighton del me deklaratë zyrtare duke mohuar lajmet

Gjatë mbrëmjes doli lajmi se Marc Cucurella do të bëhet lojtar i ri i Chelseat, por Brighton ka mohuar lajmet se ka marrëveshje.

Sipas shumë mediave dhe gazetave, Chelsea është i gatshëm të bëjë një ofertë prej 68 milionë eurosh për të marrë spanjollin, duke e lidhur  me kontratë deri në në qershor 2028.

Manchester City po ashtu ishte i interesuar, duke ofruar 48 milionë euro.

Por pasi bëri bujë lajmi se Cucurella do të shkojë te Chelsea, klubi i Brighton doli me një deklaratë zyrtare.

“Ndryshe nga raportimet e pasakta nga media të shumta këtë mbrëmje, nuk është arritur asnjë marrëveshje me asnjë klub për të shitur Marc Cucurella”, thuhet në njoftim.

Tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në ditët në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version